Çudit Benet Beci: Pse e shmanga PS nga fushata ime

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.

Ai deklaroi se zgjedhjet janë bashkiake, ndërsa u shpreh se beteja nuk është PS-PD dhe nuk ka pse të marrë sfond politik, por duhet të ketë rëndësi mënyra e menaxhimit të qytetit.

Zgjedhjet janë bashkiake dhe nuk e di pse kanë marrë peshë politike herë pas here. Beteja nuk është PS-PD. Nuk ka rëndësi nga vjen një kryebashkiak, ka rëndësi si punon dhe si menaxhon qytetin. Diskursi politik është në nivel tjetër, kur zgjidhet kreu i bashkisë, zgjidhen problemet e një parku, një rruge, etj. Në këtë aspekt kërkon ta kthej debatin. Pjesa e betejës për bashkinë mbetet brenda menaxhimit dhe jo pjesës politike”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *