Nga 1 qershori pagave të fashës nga 40 – 60 mijë lekë do t’i lehtësohet barra tatimore. Me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat të gjithë ata që marrin 50 mijë lekë ose më pak do tu mbahen vetëm kontributet e sigurimeve.
Për pagat nga 50 mijë e 1 lek deri në 60 mijë lekë në muaj do të paguhet tatim mbi të ardhurat në masën 13 për qind të shumës mbi 35 mijë lekë. Për një punonjës me pagë 60 miëj lekë, taksa që duhet të paguajë tashmë është 3250 lekë në muaj. Për pagat 60 – 200 mijë tatimi do jetë 13% dhe sipër 200 mijë lekëshit me 23%.
Sipas ekspertëve heqja e një tjetër kategorie nga baza tatimore është një lajm i keq për sistemin fiskal në tërësi.
“Duke rritur pragun kjo ka më shumë qasje që nuk i shërben barazisë tatimore për arsye se çdo heqje e tatimit apo përjashtim i tatimit ngarkohet në një kategori tjetër, ku e kemi parë ligje të tilla si taksimi i dypunësimit apo taksimi mbi profesionistët e lirë, dhe shtrihen kryesisht mbi punën. Çelësi i suksesit është zgjerim i bazës tatimore, momentin që tatimi progresiv shtrihet kryesisht mbi punën dhe jo mbi tatim fitimin, natyrshëm që quhet i mangët dhe ka ngushtuar në përgjithësi bazën tatimore.”– tha Eduart Gjokutaj.
Shqipëria është një nga vendet me mbledhjen më të ulët të taksave në raport me PBB. Shifra arrin deri në 26%, e parafundit në rajon, kjo dhe për shkak të boshllëqeve tatimore
“Kultura fiskale nga një anë, vendimet e nxituara nga ana tjetër dhe mënyra si punohet me biznesin duke qenë jo palë, por duke ua diktuar vendimet bien edhe në këtë lloj firo, fut këtu edhe përjashtimet fiskale na bëjnë të jemi në tregues ë tillë, që mund të mbledhim taksa në nivelin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sërish nuk e arrijmë dot diçka të tillë.”– tha Eduart Gjokutaj.
Sa i përket politikës së pagave, qeveria do të subvencionojë edhe bizneset e manifakturës, bujqësisë dhe peshkimit për rritjen e kostos së pagave minimale./Tch