Maria dhe Albana, dy shqiptare emigrante në Itali të cilat me guximin e tyre kanë shpëtuar nga ë grabitja një farmaci në Galluzo në Firence.
Një hajdut i armatosu, i maskuar me kapuç dhe shall për të mbuluar fytyrën i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar paratë.
Në këtë moment, dy shqiptaret që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin, Maria dhe Albana, mikesha, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen, raportojnë mediat italiane.
“Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë pashë nga larg që ai djali i kishte drejtuar armën doktoreshë Elisa-s, e pashë të rrëzohej nën banak, kisha frikë se mund të kishte vdekur.
Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk e mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova drejt tij. Kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”, tha Maria.
Mes Marias dhe grabitësit ndodhi një përleshje. Maria u rrëzua në tokë, hodhi armën, por mikesha e saj nuk e lë në baltë.
Albana vrapon të marrë armën dhe ikën së bashku me të. Grabitësi ndjek Albanën, ata kalojnë nëpër rrugët e Piazza del Galluzzo, më pas Albana hedh pistoletën në asfalt, grabitësi e merr atë dhe zhduket.
Veprimin në farmaci nuk e konsiderojnë gjest heroik, por instinkt mbrojtës ndaj njerëzve të rrezikuar.
“Veprimi ynë mund të duket si një gjest heroik, por në të vërtetë kemi vepruar me instinkt, një instinkt mbrojtës ndaj nesh dhe ndaj klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”, thanë shqiptaret.