Gazetari: Zoti Berisha a mendoni se erdhi koha të ikni? Saliu: Harrojeni

Sali Berisha është i vendosur që të mos largohet. Ish-kryeministri u pyet sot nga gazetarët nëse e ka menduar që të largohet pas 30 vitesh në politikë dhe humbjes së thellë të 14 Majit. Përgjigja ishte e prerë; harrojeni. Ai tregoi edhe betimin që ka bërë me veten.

Këto janë teza atë atyre që duan të justifikojnë blerjen masive të votës. Ne u futëm në logo, pa financim, pa emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit. 500 mijë qytetarë votuan opozitën. Qëndruan heroikisht. 

Opozita është në këmbë e vendosur që të qëndrojë më e fuqishme se kurrë. Përpjekja për asgjësimin mori dështimin. Së dyti kemi një statut partie. Do të zbatohet pikë për pikë.  Unë do të largohem kur të humbas me zgjedhje të lira. Për këtë jam betuar. Në rastin e parë në 2013 kur ka ndodhur kam thënë “goodbye”. 

Të harrojë kush se unë mund të tërhiqem. Ata që duartrokasin (qesh) që na erdhi radha të gëzohen nga dhunimi universal i zgjedhjeve për Berishën, ata janë mjerimi, meskinë, viktima të një segmenti të shkurtër të psikologjisë së tyre” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *