Kutitë e burgut vendosën kryebashkiakun në Rrogozhinë e Belsh, “Bashkë Fitojmë” kërkon pamjet filmike 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i ka drejtuar një kërkesë KQZ-së për bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh, ku kërkon pamje filmike, nga votimi në burg për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 14 Majit.

Në kërkesë thuhet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut. Në këto dy bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka humbur me rezultat të ngushtë. Në Rrogozhinë, kandidati i këtij koalicioni ishte në fitore, deri tek numërimi i kutisë së fundit, ajo me votat e të burgosurve, e cila përmbysi rezultatin.

“2 raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga nga kutia e votimit të burgut. Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deir në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”, që rezultoi edhe kutia që i dha fitoren dhe “çliroi” kandidatin e PS-së”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.

Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:

–Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkesë KQZ-së për marrjen e filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.

–Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.

–Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *