Çohet në KPP tenderi për Flotën Detare, durrsakët duan garanci që fondi s’do t’i jepet paradhënie “bosave” të Tiranës 

Tenderi 480 milionë lekë për “blerjes materialesh për Flotën Detare” i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik duke konfirmuar dyshimet e hedhura nga DuaLajme më herët se po përgatitet shpallja fituese e njërës prej dy kompanive që kanë marrë vazhdimisht tenderët e armëve të ushtrisë. 

Një kompani nga Durrësi e quajtur “Qirici’s Marine” ka dorëzuar sot më datë 6 shtator në KPP një ankesë ku kërkon ndryshimin e kritereve të pjesëmarrjes në tender duke caktuar si kusht se operatorët pjesëmarrës duhet të jenë të certifikuar nga autoritetet shqiptare si “subjekt me pjesëmarrje në sektorin detar”. 

Kjo sipas ankimuesit do të bënte që të mund të merrnin pjesë ata operatorë që janë të certifikuar pikërisht për kryerjen e shërbimeve të tilla dhe jo të tjerë. Në kërkesën e tyre kompani durrsake duket se ka qëllim primar ndalimin e pjesëmarrjes në tender të dy-tre “bosave” që marrin përherë këto tenderë duke njohur lidhjet e tyre të forta me Ministrinë e Mbrojtjes. 

Si e argumenton kompania:

Ju sjellim ne vemendje se ne vendin tone te gjitha aktivitetet te operatoreve ekonomik te cilat ushtrojne aktivitetin ne fushen e detarise, jo vetem monitorohen, por edhe kontrollohen, certifikohen apo licensohen nga organet kompetente shteteror referuar natyres te veprimtarise, te cilat leshohen subjekteve konform standarteve te caktuara jo vetem prej tyre, por edhe nga standartet qe konventat nderkombetare ne fushen e detarise percaktojne. 

Nje prej Certifikimeve eshte edhe ai i Aprovimit te Veprimtarise te Operatorit ekonomik i cili ushtron aktivitetin ne sektorin e detarise ne territorin e Shqiperise dhe qe leshohet nga nje prej institucioneve shteterore me te rendesishme ne fushen e detarise Shqiptare sikurse eshte ai i ìRegjistrit Detar Shqiptarî (R.D.SH), qellimi i te cilit eshte disiplinimi i rregullave per operatoret ekonomik te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre ne fushen e detarise, te beje te zbatueshme te gjitha konventat nderkombetare sikurse jane cetifikata te furnizimit, sherbimeve, sigurise detare, mbrojtjes se mjedisit te detit, nderlidhjes dhe komunikacionit etj.
Per sa me siper Kerkojme: qe AK te reflektoje duke shtuar si kriter te vecante ate te certifikimit apo licensimit leshuar nga nje prej Institucioneve qe monitorojne dhe ushtrojne veprimtarine ne fushen e detarise ne republiken e shqiperise.


Ne ankesen tone jemi mbeshtetur dhe referuar Ligjit te LPP si edhe rendesise te procedures te prokurimit e cila ka te beje me misjonin strategjik te mjeteve detare te cilat do furnizohen me materialet (objekt prokurimi), dhe qe perballen me sfida jo vetem te situatave te lundrimit, por edhe atyre te realizimit te misjoneve strategjike ne territoret e deteve te globit si pjese e inkuadruar te NATO. Mbi te gjitha realizimi i saj ka te beje me sigurine e lundrimit dhe te jetes te ekuipazheve ne 

to.

Detajet e tenderit

Tenderi me dy lote, dokumentet e të cilit i zotëron DuaLajme.com, ka një fond limit prej 39,983,793.00  (rreth 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH). Bashkë me TVSH, fondi limit shkon 480 milionë lekë të vjetra. 

Ministria pret ofertat e kompanive deri më datë 11 shtator, ora 10:00, pastaj Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) do të vlerësojë ofertat dhe do të shpallë fituesin siç ndodh normalisht gjatë tenderave.

Edhe pse nuk ka dhënë emër paraprakisht, duket se kontraktori, ka paracaktuar në një farë mënyrë edhe fituesin duke vendosur kushte të tilla, përmes të cilave futen dy -tre kompani të cilat kanë patur kontrata të mëparshme me këtë sektor. 

Çfarë thotë kushti:

Operatorët ekonomikë duhet të vërtetojnë se kanë përvojë të mëparshme, për furnizime të ngjashme me objektin e kontratës. Për të provuar këtë, duhet të paraqesin dëshmi per realizimin e furnizimeve të ngjashme gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të ulët se 40 % e fondit limit të lotit objekt prokurimi, si vijon:

Kur furnizimet janë realizuar me ente publike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin:

-vërtetime të lëshuara nga një ent publik (shoqëruar edhe me kontratën përkatëse, për efekt të evidentimit të artikujve të furnizuar dhe sasive të tyre) për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose

-fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. 

Në fakt, vendosja e një kriteri të tillë do të përjashtonte nga pjesëmarrja në tender të kompanive Marsi and Al të Petrit Kasapit dhe MSSC të Emiljano Dushës, krahas KOAN të Ardian Davidhit, të cilët kanë marrë deri më tani pjesën më të madhe tenderëve për pajisjen e ushtrisë me armë si edhe pajisje të tjera të ngjashme.

Kompanitë kanë kohë deri më datë 11 shtator që të dorëzojnë ofertat dhe më pas do të shpallet fituese, por mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë KPP për kërkesën e kompanisë së mësipërme dhe nëse kjo do të ndikojë në zgjatjen e kohës së marrjes së ofertave. 

DuaLajme do të ndjekë më tej zhvillimet për këtë tender. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *