Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Bulqiza se premtimi i rritjes së pagave nuk kishte të bënte me zgjedhjet vendore., Rama u shpreh se ky projektligj do të kalojë këtë javë, e ndërsa për zvarritjen e saj bëri fajtorë deputetët, të cilët, ka kërkuar që t’iu rriten edhe atyre pagat.
“Rritja e pagave kalon në parlament këtë javë dhe arsyeja pse ligji ngeci ishte sepse unë i thoja qeverisë dhe deputetëve, që t’ju rritet paga të fundit, mirëpo me ministrat bëra si bëra, kur shkova në parlament, deputetët thanë e duam tani se lodhemi shumë dhe ju duhet t’i mirëkuptoni”, u shpreh Rama.
Ai sqaroi se ndonëse ky projektligj është vonuar të marrë miratimin në Kuvend, rritja e pagave do të hyjë në fuqi që në prill. Pra në qershor do të merret rritja e pagës për muajin prill dhe maj.
“E rëndësishme është që me kalimin e pagave, pagat e rritura do merren që nga 1 prilli që shkoi, problemi i vetëm është që kur të merret paga e parë, të mos mendoni se është paga e muajit, se do jenë dy paga, ajo e prillit dhe majit dhe kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe votën, por të ishte se ne do të ishim si ata që ngaqë kujtojnë se jemi si ata dhe na akuzojnë se kjo ishte loja nuk do e hapnim këtë muhabet, por do i marrin çdo qindarkë”, përfundoi Rama.