Pas zjarreve të frikshme që shkaktuan dëme kolosale, Greqia është përfshirë nga një mot i keq me reshje të mëdha shiu dhe stuhi.
Shumë qytete dhe fshatra janë përmbytur, ndërsa njerëzit gjenden të vështirësi të mëdha. Situata dramatike raportohet në fushën e Kardicës. Pothuajse të gjitha fshatrat janë nën ujë.
Njerëzit janë ngjitur mbi çati, ose në vende më të larta për të kërkuar ndihmë.
Është kërkuar ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërsa po ashtu kërkohet dhe helikopter për shpëtimin e qytetarëve.