Këngëtari dhe ish-banori i BBV, Luiz Ejlli në emisionin “Shqipëria Live”, ka folur edhe për Instagramin e menaxhuar nga Jurgena, një Instagram me shumë ndjekës.
I pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, Luizi shprehet se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.
Madje ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.