Policia ka arrestuar sekretaren e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro.
Burime bëjnë me dije se ajo është vënë në pranga me urdhër të SPAK nën akuzat për korrupsion. Mësohet se ajo ka marrë një ryshfet prej 4 milionë lekësh.
Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Laura Sheto, specialiste tek bashkëqeverisja.
Ende nuk dihen detaje se cila është çështja e korrupsionit që ka çuar në pranga dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë.
Duket se kryeministri Edi Rama ishte në dijeni të këtij arrestimi. Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e turit të falenderimeve në Tiranë, Rama tha sot se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë. Kreu i qeverisë iu drejtua me ish, duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj.