Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka konsideruar një sulm “të qëllimshëm” atë që ndodhi në Kostyantynivka një “qytetin paqësor” të Ukrainës. Të paktën 17 persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga shpërthimi, i cili ndodhi në një rrugë në një treg në mes të ditës – një gjë e rrallë.
Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, është afër vijës së frontit. Videot në mediat sociale tregojnë një shpërthim në skajin më të largët të një rruge ku njerëzit ishin duke bërë pazar. Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin.
Volodymyr Zelensky, i cili ka fajësuar Moskën, tha se të vrarët ishin “njerëz që nuk bënë asgjë të keqe” dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet. Të paktën 33 persona mendohet të jenë plagosur. Një treg, farmaci dhe dyqane raportohet se janë goditur të gjitha, duke shkaktuar një zjarr tashmë të vënë nën kontroll.
Pamjet dhe imazhet që qarkullonin në internet tregonin momentin e shpërthimit dhe pasojat e tij. Ky ishte një nga sulmet më të këqija ndaj civilëve ukrainas që nga pranvera. Ai ndodhi në një rrugë të frekuentuar rreth orës 14:00 me orën lokale ndërsa njerëzit u dyndën në tezgat e tregut dhe kafene.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko tha disa orë më vonë se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar. Një hetim ka nisur nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, zyra e të cilit tha se ishte në ndjekje të “procedurave penale për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës”.