Shkëputet kavoja e ashensorit, brenda tij çifti me dy foshnjat, marrim lëndime të rënda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjakovë ku nga shkëputja e kavos së një ashensori kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Mësohet se dy të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tregoi se në ashensor kanë qenë një çift me dy fëmijë. Zëdhënësi njoftoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës. Prindërit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë e fëmijët kanë shpëtuar pa lëndime.

“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.

Nga ky rast është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mjeku i Spitalit “Isa Grezda”, Arben Veseli u shpreh se  pacientja ka pësuar thyerje në gju dhe i është nënshtruar një operacioni.

Ndërsa, për pacientin tjetër mjeku tha se pritet që sot t’i nënshtrohet operacionit, pasi ska thyerje të dy nyjet e poshtme të këmbëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *