“E tradhtova vetëm 1 herë”! Gruaja e Goxharës: Tha se do ma falte 

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë, Erjon Goxhara, i cili akuzohet për ‘vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë’. Goxhara ka shfaqur pendesë për krimin, dhe ka deklaruar se nuk kishte qëllim për ta vrarë Kostën. Ndërkohë që bashkëshortja e efektivit, ka deklaruar se e ka tradhtuar vetëm në një rast Goxharën.

“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”,-deklaron gruaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *