Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e djeshme dhe kanë rritur çmimet e karburanteve, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Çmimi i naftës është rritur me 6 lekë, pasi do të tregtohet me 179 lekë/litri me pakicë, nga 173 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 167 lekë/litër lekë/litër.
Edhe çmimi i benzinës është rritur me 5 lekë, pasi do të tregtohet me 178 lekë/litri me pakicë, nga 173 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 166 lekë/litër.