Martesa mes Luiz dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme mbërtheu para televizorit të gjithë shqiptarët brenda he jashtë vendit.
Kurorëzimi i martesës u bë me një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës ku të pranishëm ishin të afërm të Kiarës pasi në dasmë munguan familjarët e Luizit ku ende nuk dihet arsyeja e mospjesmarrjes.
Por duket se të gjithë ata që e mbështetën këtë martesë do të mërziten pasi në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme.
“Përpara lidhjes së martesës nënpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj duke e afishuar në vende të caktuara nga bashkia aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkëshorteve të ardhshem si dhe vendi ku do të lidhet martesa”, thuhet në një nga pikat e ligjit.
Një tjetër pikë, është edhe vendbanimi i Luiz Ejllit, i cili është në Shkodër dhe jo në Tiranë.