Ervin Salianji thotë se 80% e ish-ministrave të qeverisë Berisha sot bashkëpunojnë me Edi Ramën.
“Ju thoni që meqenëse në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike s’ka ministra të korruptuar dhe të dënuar, kjo qenka disavantazh.
Kjo është avantazh se kanë bërë funksione publike. Ja po jua them edhe këtë se mbase nuk ua thotë ndonjë tjetër, unë po ta them drejtpërdrejt siç i kam thënë të gjitha.
80% e ish-ministrave të qeverisë së zotit Berisha në të kaluarën i ke sot në bashkëpunim me Edi Ramën dhe mos më bëj t’i marr me emra.
A janë të korruptuar? Çoji pra në SPAK. Partia Socialiste ka 10 vite qeveris dhe nuk ka çuar për ndjekje penale ish-ministra që i ka akuzuar vetë. Cfarë besuesshmërie mund të ketë ajo,” – u shpreh Salianji.