Arrestimi i Behar Bajrit, reagojnë autoritetet franceze: Franca nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare

Pas arrestimit të Behar Bajrit kanë reaguar edhe autoritetet franceze.

Bajri u arrestua dy ditë më parë në Francë pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.
“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare.  Ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

“Behar B., 43 vjeç, konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht të 2020”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *