Pasi Komisioni Evropian vendosi të mos zgjasë vendimin për të ndaluar importet në pesë vende fiqnje të Ukrainës, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria kanë marrë masa duke vendosur kufizime mbi importet e grurit ukrainas.
Ukraina ishte një nga eksportuesit kryesorë të drithërave në botë përpara luftës. Fermerët ukrainas kanë eksportur drithërat përmes vendeve fqinje që nga fillimi i konfliktit me Rusinë pasi nuk ka qenë në gjendje të përdorë rrugët përmes porteve të Detit të Zi. Por eksportet e drithrave ukrainase në vendet fqinje ulën çmimet atje, duke ndikuar në të ardhurat e fermerëve vendas. Të gjendur në këto kushte, qeveritë e këtyre vendeve kanë ndërhyrë duke ndaluar importet e drithrave nga Ukraina.
Vendimi për të mos zgjatur më tej ndalimin e e eksporteve të drithërave të Kievit, u përshëndet edhe nga presidenti Volodimir Zelenski, por ai u shpreh se qeveria e tij do të reagojë nëse vendet anëtare të BE-së thyejnë rregullat e bllokut.
Bashkimi Evropian krijoi rrugë alternative tokësore, të ashtuquajturat Rrugë të Solidaritetit, që Ukraina t’i përdorte për të eksportuar drithërat dhe produkte të tjera pasi në Korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja.
Bashkimi Evropian ka bërë me dije se do të përmbahet nga vendosja e ndonjë kufizimi ndaj grurit ukrainas për sa kohë që masat efektive nga Ukraina janë në fuqi dhe funksionojnë plotësisht.