Një punonjës policie mbeti viktimë e një aksidenti që ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Rrëshen – Rubik.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20. Në aksident u përfshi automjeti tip “Chevrolet” me shofer malazez dhe automjetin tip “Benz”56-vjeçarit Gëzim Lazri, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë.
I plagosur mbeti edhe shtetasi malazez me iniciale M.F. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar i këtij të fundit, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave të aksidentit.