Ushtria jep 480 milionë lekë për flotën detare, tender mes frikës nga SPAK dhe kontratave monopol

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një tender 480 milionë lekë me TVSH për flotën detare mes frikës nga hetimet e SPAK dhe kontratave të ngjashme monopol te ushtria

Ndërkohë që ushtarakëve të lartë dhe punonjësve të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes po u shkon “shtatë” prej hetimeve që po zhvillon SPAK mbi kalimin e pronave të ushtrisë në shërbim te biznesmenëve përmes procedurave të paligjshme si edhe tenderave të pajisjeve ushtarake, Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender që kanë si objekt flotën detare.

Është pikërisht ajo flotë detare që e kanë zhveshur nga bazat duke ia kaluar biznesmenëve pa asnjë dokument siç është Porto Romano, e denoncuar vazhdimisht nga koloneli i njohur Artur Meçollari. 

Tenderi me dy lote, dokumentet e të cilit i zotëron DuaLajme.com, ka një fond limit prej 39,983,793.00  (rreth 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH). Bashkë me TVSH, fondi limit shkon 480 milionë lekë të vjetra. 

Ministria pret ofertat e kompanive deri më datë 11 shtator, ora 10:00, pastaj Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) do të vlerësojë ofertat dhe do të shpallë fituesin siç ndodh normalisht gjatë tenderave.

Edhe pse nuk ka dhënë emër paraprakisht, duket se kontraktori, ka paracaktuar në një farë mënyrë edhe fituesin duke vendosur kushte të tilla, përmes të cilave futen dy -tre kompani të cilat kanë patur kontrata të mëparshme me këtë sektor. 

Çfarë thotë kushti:

Operatorët ekonomikë duhet të vërtetojnë se kanë përvojë të mëparshme, për furnizime të ngjashme me objektin e kontratës. Për të provuar këtë, duhet të paraqesin dëshmi per realizimin e furnizimeve të ngjashme gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të ulët se 40 % e fondit limit të lotit objekt prokurimi, si vijon:

Kur furnizimet janë realizuar me ente publike, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin:

-vërtetime të lëshuara nga një ent publik (shoqëruar edhe me kontratën përkatëse, për efekt të evidentimit të artikujve të furnizuar dhe sasive të tyre) për përmbushjen me sukses të kontratës, ku të shënohen vlera, afati i përfundimit të kontratës ose

-fatura tatimore të shitjes, të plotësuara sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, dhe të deklaruara në organet tatimore ku shënohen datat, shumat dhe sasitë e mallrave të furnizuara. 

DuaLajme verifikoi kntratat e viteve të fundit që ka bërë ushtria shqiptare dhe institucionet e tjera shtetërore për armatime apo uniforma dhe rezulton se janë 2+1 kompani ato që kanë marrë thuajse të gjitha kontratat nga shteti shqiptar për sektorë si ushtria, oshee dhe policia e burgjeve.

Nga të dhënat e thesarit rezulton se kompania e parë është ajo e Petrit Kasapit, Marsi & AL , e cila ka marrë gjatë tre viteve të fundit mbi 5.1 miliardë lekë tendera nga ushtria, OSHEE dhe policia e burgjeve. Kasapi, ish-pronar i kompleksit Blur, për të cilin pati dhe një konflikt e të afërmit, njëkohësisht edhe aksioner ne Credins Bank dhe shumë bizneseve të tjera, për të cilat do të flasim gjerësisht në vijim, duket të jetë truri i shpërndarjes së tenderëve të tillë pasi rezulton se herë pas here Marsi & AL të jetë kompani e para dhe merr në bashkëpunim kompani të tjera si Military System Suply Company – MSSC me pronar një personazh të përfolur publikisht si Emiljano Dusha . MSSC e Dushës rezulton fituesja e disa tenderave sekretë për armë në ushtri, ndërsa të paktën në një tender rezulton fituese pikërisht me Petrit Kasapin dhe Ardian Davidhin, pronar i kompanisë KOAN.

Më herët, në media është raportuar se këto kontrata kanë qenë monopol (Lexo lajmin nga MCN)

Mbeten dhe pak ditë për të parë se cili do të jetë fituesi apo fituesit e këtij tenderi (pritet bashkim kompanish), por fakt është se gjithçka po zhvillohet mes frikës së SPAK dhe presionit për të mbyllur kontratat sipas marrëveshjeve të paracaktuara.

Ushtria jep 480 milionë lekë për flotën detare, tender sekret mes frikës nga SPAK dhe kontratave monopol ushtria tender sekret SPAK

DuaLajme do të ndjekë nga afër këtë tender, shpalljen e fituesve si edhe profilin e kompanive. Deri më tani, tenderët në ushtri kanë qenë sekret dhe jashtë vëmendjes së medias duke bërë me sa duket të ketë abuzime, gjë që ka sjellë edhe hetimet e SPAK. 

VIJON

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *