Funksioni bazë i mëlçisë është të eleminojë substancat toksike nga organizmi të cilat akumulohen nëpërmjet:
o Ushqimeve e pijeve industriale
o Ajrit të ndotur
o Produkteve kozmetike
o Ilaceve të ndryshme që përdorim
o Pijeve alkoolike
Mëlçia ka funksione të shumta esenciale; prodhimin e proteinave biliare, të disa hormoneve kryesore deri në ndarjen dhe akumuilimin e vitaminave, mineraleve, yndyrnave dhe karbohidrateve.
Nëqoftëse mëlçia inflamohet, nëqoftëse dhjamoset në brendësi fillon të mos kryejë korrekt funksionet e saj, për pasojë në gjak fillojnë e përqëndrohen substancat toksike të cilat sjellin vetëm probleme të këqija në trup.
A e dini që një nga kërcënimet më të mëdha për mëlcinë tuaj është inflamacioni ?!