Petriti, Kasapi i “Blurit”, Marsi& Al, Credins Bank dhe uniformave “surrogato” merr miliardat nga ushtria, SPAK thellon hetimin: Dyshime për korrupsion dhe pastrim parash

Ministria e Mbrojtjes i kaloi në gusht 900 milionë lekë të vjetra në llogari, si pagesë të radhës, kompanisë Marsi & Al të Petrit Kasapit, një emër i njohur në media dhe për prokurorinë për tenderë të ngjashëm me probleme duke rrufitur miliardë lekë nga arka e shtetit. 

Siç raporti më herët DuaLajme.com, pagesa është bërë më datë 14 gusht nga Thesari i Shtetit në emër të Repartit nr,1001 në Tiranë dhe shuma e transferuar është fiks 92 068937. Kjo është një ndër shumë këstet që ky repart i bën Kasapit pas një tenderi sekret armësh të fituar më herët nga kjo kompani. Petrit Kasapi ka një histori të gjatë me tenderë sekretë me Ministrinë e Mbrojtjes, por duket se tashmë po i has sharra në gozhdë pasi SPAK ka nisur hetimet për tenderët e armëve në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Marsi& Al bashkë me MSSC të biznesmenit Emiljano Dusha janë përfituesit më të mëdhenj të jëtyre tenderëve.

Më herët DuaLajme raportoi se kompania MSSC, bashkëpunëtorë dhe “simotër” e Marsi& Al mori rreth 1.3 miliard lekë të vjetra përmes dy transfertave nga Thesari në fund si shlyerje e detyrimit të radhës për një tender armësh. 

Nga të dhënat e Thesarit rezulton se Kasapi në fakt dhe kompanitë e tij kanë marrë gjatë tre viteve të fundit mbi 5.1 miliardë lekë tendera nga ushtria, OSHEE dhe policia e burgjeve.

Kasapi, ish-pronar i kompleksit Blur, për të cilin pati dhe një konflikt e të afërmit, njëkohësisht edhe aksioner ne Credins Bank dhe shumë bizneseve të tjera, duket të jetë truri i shpërndarjes së tenderëve të tillë pasi rezulton se herë pas here Marsi & AL të jetë kompani e para dhe merr në bashkëpunim kompani të tjera.

“Kasapi” i Blurit, Credinsit, uniformave….

Petrit Kasapi është një personazh që njihet “herët” në Tiranë ku spikati fillimisht me kompleksin “Blur” në periferi të Tiranës. Më pas, rezulton se ai ka patur një konflikt për pronësinë e kompleksit me një të afërmin e tij, çështje që ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë.

“Blur” ka qenë në zonën e Farkë, godina ku tashmë është vendosur televizioni i Euroneës Albania, 

Nga kërkimet në OpenCorporates Albania, Kasapi rezulton të jetë edhe aksioner në njërën prej bankave të nivelit të dytë në Shqipëri me rreth 1.3% ose përafërsisht 2 miliard lekë. Nuk është çudi në fakt që Kasapi, një biznesmen i “golave” dhe skemave të jetë aksioner pikërisht në një bankë të njohur botërisht për “gola dhe skema” si përfaqësuese të interesave të errëta brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat tregojnë se Credins Bank ka dhjetëra aksionerë, me emra të dyshimtë si Kasapi dhe të ngjashëm, të cilët nuk dihet se çfarë përfaqësojnë realisht në këtë bankë, përveç familjarëve të të ndjerit Santo. 

Petrit Kasapi duket të ketë qenë edhe stërmbullari i skandalit të tenderit të uniformave në Policinë e Shtetit ku fillimisht kompania e tij Marsi& Al u shpall fituese, pastaj u kuptua që po mashtronte dhe u padit në prokurori, por çuditërisht kur tenderi u bë sërish, Kasapi foli prapë fitues. 

Cilësia e uniformave të ofruara prej tij ishte minimale, me bojën që u dilte veshjeve me pak larje dhe cilësinë skandaloze të këpucëve.

Ish-kompleksi “Blur”

Skema e inceneratorëve te tenderët e armëve?

Heqja e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka prej kryeministrit Rama dhe lënia e saj jashtë kabinetit pa një post të ri duket se ka ardhur pikërisht prej hetimeve të SPAK mbi pronat e ushtrisë dhe tenderët e armëve ku po avancohet me shpejtësi dhe sipas raportimeve mediatike, pritet të ketë arrestime të bujshme gjatë ditëve apo javëve në vijim.

Krahas Xhaçkës, në “tavë” janë edhe gjeneralë të lartë të ushtrisë që kanë firmosur tenderët sekret të ushtrisë, të cilat janë fituar kryesisht nga dy kompani: Marsi & Al e Petrit Kasapit, i cili njihet edhe si “kasapi” i tenderëve të ushtrisë dhe policisë, si edhe prej biznesmenit Emiljano Dusha që ka kompaninë MSSC.

Në media është raportuar se prokurorët kanë zbërthyer pikërisht skemën e tenderëve të armëve dhe se si ato janë mbledhur në vetëm dy tre duar duke marrë shuma të mëdha nga arka e shtetit përmes formave të dyshimta. 

Por, ndërkohë që SPAK po avancon me hetimet mbi këto tenderë siç raportojnë mediat, DuaLajme konstaton se me pagesat për armët po ndodh e njëjta skemë si edhe me inceneratorët, ku shteti vijon pagesat pavarësisht hetimeve. 

Buxheti i shtetit vazhdon pagesat ndaj inceneratorit të Tiranës edhe pse SPAK ka kryer disa arrestime, ka shpallur në hetim disa persona dhe po bën gati dosjen për në gjyq. 

E njëjta gjë po ndodh me tenderët e armëve, ku reparti ushtarak nr. 1001 në Zall Herr Tiranë, vijon pagesat ndaj kompanisë MSSC dhe Marsi& Al edhe pse prokurorët tashmë po hetojnë për këto tenderë dhe çështja sipas mediave pritet të kurorëzohet me arrestime të bujshme.

Policia gjeti qindra rrënjë kanabisi në Zall Herr në Tiranë duke bërë që të shkrihej struktura drejtuese. 

Pamje të policisë nga kanabisi në Zall Herr. Skema e inceneratorëve dhe në ushtri? Kompanitë vijojnë marrjen e pagesave, edhe pse SPAK ka thelluar hetimet për tenderët e armëve 

Burime bëjnë me dije se Thesari i Shtetit i ka transferuar në emër të Repartit Ushtarak nr.1001 (Zall Herr) në Tiranë, plotë 92 068937 lekë më datë 14 gusht përmes një pagese të vetme kompanisë “Marsi&Al” të Petrit Kasapit. Kjo është një ndër shumë këstet që ky repart i bën Kasapit pas një tenderi sekret armësh të fituar më herët nga kjo kompani.

Nga ana tjetër, burimet shtojnë se pagesat kanë vijuar edhe për kompaninë e MSSC, e cila më datë 30 gusht ka marrë dy pagesa, e para me vlerë 54 747 264 lekë dhe e dyta 70 645 764 lekë po nga reparti ushtarak nr.1001 në Tiranë. 

Në total, të dyja kompanitë kanë marrë rreth 217 milionë lekë nga arka e shtetit fill pasi SPAK nisi hetimet për tenderat sekrëtë për armatimin e ushtrisë.

Saga e tenderit të uniformave

Në 1 janar të vitit 2015, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme u ngarkua të kryente prokurimet për uniformat e reja të policisë. Gara u mbyll në shkurt, ku morën pjesë katër kompani. Sërish u shfaq “Gjergjefi” shpk, me ofertë 111 418 250 lekë. Kompanitë “Paera’, ‘DSE & Alfredo Grassi SPA’ nuk paraqitën ofertë. Në përfundim u shpall fitues bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK, me ofertë 91 917 500 lekë. Edhe ky tender nuk kaloi pa akuza, ndërsa Prokuroria e Tiranës nisi një hetim kryesisht, pasi u konstatuar se uniforma është prodhuar në Shqipëri, ndërkohë që kriteri ishte që të vinte nga Turqia. Nga verifikimet në dogana nuk u gjet asnjë e dhënë apo deklaratë doganore për hyrjen e uniformës në Shqipëri.

-Në 2 shtator të vitit 2016, Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me kompaninë fituese, pasi po mashtronte me cilësinë e uniformave, ndryshe nga sa ishte parashikuar në kontratë. Në njoftim të Ministrisë së Brendshme, të datës 21 shtator 2016, ndër të tjera thuhet se “Policia e Shtetit ka ndërprerë kontratën me kompaninë “Marsi&Al”, e cila duhet të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak të cilësisë së dobët të mallit dhe ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori përfaqësuesit e saj zyrtarë. Përveç procedimit në Prokurori, ndaj kompanisë kontraktore, janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e garancisë financiare të kontratës në favor të Policisë së Shtetit. Theksojmë se për shkak të cilësisë së dobët të mallrave dhe jashtë kushteve të kontratës, kompanisë nuk i është bërë asnjë pagesë nga Policia e Shtetit”.

-Në mars të vitit 2018, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara lidh një kontratë me kompaninë “Marsi&Al”, me vlerë 37 751 800 lekë për blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementesh të tjera, për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, edhe pse më parë kjo kompani ishte kallëzuar nga vetë policia dhe Ministria e Brendshme në prokurori për mashtrim me uniformat e policisë. Nga kjo procedurë u përjashtua në bllok të gjitha kompanitë e tjera, përveç fitueses “Marsi&Al”, sot me pronar Petrit Kasapin. Në gusht të vitit 2020, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara lidhi një tjetër kontratë me kompaninë “Marsi&Al”, tashmë me vlerë 57 462 300 lekë, për blerje të uniforma për personelin e shërbimit të urgjencës mjekësore.

-Në korrik 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shpalli tenderin për uniformat e policisë me fond limit 2 800 347 570 ose rreth 28 milionë USD, për katër vite. Afati për dorëzimin e dokumenteve nga kompanitë e interesuara u shty dy herë, një herë për shkak të ndryshimit të procedurës nga e hapur në të kufizuar, dhe një herë për shkak të masave anti-covid. “Marsi&Al” i Petrit Kasapit kërkoi që të merrte këtë tender, por tashmë aktorë të rinj dhe më të fuqishëm kishin hyrë në lojë. Një vit më pas, në korrik 2020, u përjashtuan të gjithë operatorët konkurrues, përveç fituesit që ishte bashkimi i kompanive “D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU’.

-Në gusht 2020, deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri referuan në SPAK dosjen e tenderit të dyshimtë për uniformat e policisë. Arrestimi i sotëm nga SPAK i 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme është produkt hetimeve të nisura pikërisht nga denoncimi i dy deputetëve. Pas kallëzimit, Murrizi tha një vit më parë se, ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë. Murrizi i referohej njërës nga kompanitë fituese “D&E”, me pronar Ismail Kadiu, me objekt ‘gërmime, ndërtime të ndryshme, impiante teknologjike etj”. “Vetëm në këtë tender diferenca midis laçimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milion euro. Ftoj SPAK-u që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat”, tha Murrizi. Sipas kallëzimit, fituesi kishte dhënë një ofertë 5 milionë USD më shumë se oferta e kompanive të përjashtuara, duke ofruar 350 euro një kapele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *