“Nuk e vënë ujin në zjarr”, banorët e Bërxullës në protestë: Shteti ka 8 muaj që hesht

Edhe kjo e dielë i ka gjetur banorët e Bërxullës sërish në protestë.

Pas 8 muajsh protesta ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti dhe kërkojnë që projekti i cili është projektuar ku preken banesat e tyre të mos bëhet.

Ose në rastin tjetër të marrin dëmshpërblimin për pronat e tyre sipas vlerës së tregut. Gjatë fjalës së tyre banorët kanë njoftuar se ata nuk do marrin pjesë në votimet e 14 majit.

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. 

Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje.

Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut.

Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh.

Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. 

Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin. Balluku ka thënë se shteti nuk investon asnjë qindarkë për këtë rrugë, por e merr pas 35 vitesh, atëherë pse shteti merr pjesë në shpronësime”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *