Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.
Këto qendra masazhi janë të liçensuar si SPA, por përveç masazhit, masazhatorët të vetëofrohen edhe për shërbime ekstra, kundrejt pagesës.
Në Tiranë referuar edhe njoftimeve të policisë apo aksioneve të tyre, është në rritje shfrytëzimi i vajzave për prostitucion në të ashtuquajtura qendra masazhesh, por që në fakt janë çerdhet e “seksit të detyruar”, me pagesë.
Kudo në rrjete sociale shikon vajza që reklamojnë hiret e tyre, si punonjëse masazhi, por që në fakt ofrojnë seks me pagesë.
Për ti gjetur këto qendra masazhi është fare e lehtë mjafton një kërkim i thjeshtë në Instagram dhe Tik Tok dhe sheh vajza të reja që tregojnë hiret e tyre.
Siç duket dhe në foton e mëposhtme masazhe ‘Diva 1’ ndodhet në zonën e astirit pa vajtur te rrethi i fabrikës së birrës. Në faqe e Instagramit janë vendosur numri i telefonit dhe oraret se kur janë të hapur si ‘qendra masazhesh’.
Por ajo që bie në sy është se në faqe ka shumë pak video kur kryejnë masazh, shumica e tyre janë video të ekzpozimit të linjave trupore të vajzave për të tërhequr klientel.
Skema e punësimit të vajzave është e njëjtë dhe e zakonshme tashmë. Nga rrjetet sociale dhe faqet online administratorët publikojnë njoftime të shpeshta pune, ku kërkohen vajza të reja “me ose pa eksperiencë”.
Policia dhe organet ligjzbatuese në shumicën e rasteve e kanë patur të pamundur ta godasin këtë fenomen, që shpesh herë rezultojnë të përfshira vajza dhe gra me vështirësi të theksuara ekonomike.
Statistikat sa biznese janë hapur si qendra masazhi në Shqipëri:
Të dhënat zyrtare tregojnë se 5109 biznese të emërtuara si “Floktore dhe trajtime të tjera të bukurisë”, “Aktivitete të tjera të mirëmbajtjes trupore”, janë të regjistruara në total në rang kombëtar.
Tirana– 2739
Durrësi – 581
Vetëm në trevjeçarin e fundit janë regjistruar 1135 biznese të reja të këtij lloji që kanë në fokus trajtimin e bukurisë, ku disa prej tyre të cilat nuk janë të saktësuara në terminologjinë ligjore si “Qendra mesazhi”.
330 biznese të tilla janë regjistruar më shumë se në vitin 2020, 433 në 2021-in dhe 372 në vetëm gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.
Çfarë thotë ligji shqiptar:
Ligji shqiptar kur bëhet fjalë për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit, që sipas kodit penal dënohet me gjobë deri në 3 vite burg, ndërsa për shfrytëzim prostitucioni, ndëshkimi bëhet me gjobë deri në 5 vite burg, sa i takon veprës penale të mbajtjes së lokaleve për prostitucion ligji parashikon dënimin deri në 10 vite burg.
Bizneset e masazhit vazhdojnë të ofrojnë shërbime seksuale, policia pohon se shumë qendra masazhi janë të përfshira në trafikun e qenieve njerëzore. Por edhe në këto pjesë duket se policia e mbyll njërin sy dhe godet atje ku vjen urdhëri nga lart.