Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar për veprën penale dhunë në familje.
Policia thotë se i arrestuari dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje vajzën për të mësuar shkaqet e dhunës.
“Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 47-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia.