Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në provincën Hatay në jug të Turqisë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 12 persona ndërsa 31 të tjerë janë plagosur.
Shkak i aksidentit tragjik dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të kamionit nga shoferi. Në aksident janë përfshirë edhe 9 makina të tjera dhe dy mikrobusë. Pas përplasjes, kamioni dhe një autobus janë përfshirë nga flakët.
“Zjarri përfshirë një kamion dhe një autobus, si pasojë kanë humbur jetën 12 bashkëqytetarë tanë dhe 31 të tjerë u plagosën, tre prej tyre në gjendje të rëndë, në zonën e Topbogazit, pranë Antakias (Antioki),” ka shkruar ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twitter.