Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e bombolës i cili ndodhi ditën e sotme në Kuçovë ku mbeti viktimë 84-vjeçarja, Alije Kosova.
Mësohet se viktima ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe për të kujdesej bashkëshorti dhe një kujdestare.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë edhe bashkëshorti i 84-vjeçares, Mustafa Kosova.