Ky është adoleshenti që u vra me thikë

Ditën e djeshme Gramshi u trondit nga një sherr fatal mes të miturve. Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u bënë sherr me armë të ftohta ku për pasojë humbi jetën Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi

Sipas raportimeve konflikti nisi dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale.

Ndërkohë, ditën e djeshme 4 të rinj iu kishin dalë para viktimës dhe kushëririt të tij, ndërsa kishin me vete thikë dhe përforcues grushti dhe më pas i kishin goditur.

15-vjeçari i plagosur kushëri i viktimës ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *