Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, procedohet penalisht 37-vjeçarja në Tiranë

Një 37-vjeçare me iniciale N.R. është konstatuar nga shërbimet policore në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Policia njofton se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *