“Kafja e fundit”/ Del FOTOJA e Arjan Gosës, Policia: Vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Ishte me babain 

Policia ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Arian Gosa, i cili u ekzekutua brenda një lokali pasditen e sotme në Kavajë.

Blutë bëjnë me dije se një person, ende i paidentifikuar, e ka qëlluar me pistoletë. Në njoftim thuhet se paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, ka dalë edhe fotoja e Arian Gosës, i cili është personi që shihni më poshtë. Ai ka qenë i ulur në lokal bashkë me babain e tij duke pirë kafe, në momentin kur i është afruar një person, e ka qëlluar me plumb në kokë dhe më pas është larguar sërish në këmbë.

Në momentin që autori hapi zjarr në drejtim të 48-vjeçarit, në ambientet e lokalit kishte edhe qytetarë të tjerë të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, ndërkohë janë shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.

Arian Gosa është vëllai i Armand Gosës, i cili u vra më 29 Mars pas një sherri banal me Altin Rexhën, ku humbën jetën të dy. Ngjarja e sotme, dyshohet se ka lidhje me krimin e 29 Marsit dhe shkaku kryesor dyshohet hakmarrja.

Policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë zonën për kapjen dhe arrestimin e tij.

"Kafja e fundit"/ Del FOTOJA e Arjan Gosës, Policia: Vrasja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *