Ish-zyrtari misterioz po filmonte Safet Gjicin…, video nuk është publikuar nga ‘Alma K’!

Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e kukësit për të verifikuar të dhënat e përfituara nga video ku kryebashkiaku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale.

Mësohet se është realizuar edhe ekspertiza ligjore e pamjeve filmike që u shfaqën në rrjetet sociale si dhe është marrë pamja e zyrës së Safet Gjicit.

Nga një inspektim i thjeshtë që oficerët e BKH-së kanë kryer në bashkinë e Kukësit, rezulton se ambjentet janë të njëjta, dhe bëhet fjalë se videoja është regjistruar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.

Kush po filmonte në zyrën e Gjicit

Veç inicialeve dhe të dhënave të tjera të personit në fjalë, DITA publikoi që në orët e para të shpërthimit të skandalit edhe detajin që Alma K. nuk ka qenë e vetme në veprimet e saj.

Nuk ka dyshim që 40 vjeçarja e ka bërë regjistrimin vetë, ka zgjedhur vetë këndin e zyrës ku ka vendosur kamerën e fshehtë të montuar në çantën e dorës, dhe ka kryer të gjitha veprimet me paramendim të plotë.

Por ajo mbështetet nga dikush, me të cilin përgatit njohjet me viktimat e tipit Gjici dhe e ka konsultuar në detaje videon, pas regjistrimit.

Pjesa e video-skandalit që mund të shihet më poshtë është shkëputur nga filmimi i plotë dhe tregon  momentin kur Alma K. ngrihet dhe shkon drejt kamerës.

Lëviz çantën me sa duket për të marrë diçka për tu pastruar, moment kur shihet qartë që kamera shfokusohet (sekonda 15 deri 25). Pra 10 sekonda më vonë, gruaja e rivendos kamerën saktësisht të fokusuar mbi Gjicin, i cili pret i eksituar rikthimin e saj pranë tavolinës së zyrës.

Ky moment tregon jo vetëm që 40 vjeçarja është shumë familjare me teknologjinë e përgjimit, por edhe që është pikërisht ajo që ka kryer regjistrimin.

Por a e ka shpërndarë ajo vetë këtë video që ka regjistruar?

Ka shumë pak gjasa të jetë kështu. Mbi të gjitha, sepse fytyra e saj shfaqet po aq qartë sa e Gjicit në video.

Pse duhet të digjte edhe veten në mënyrë kaq ‘kamikaze’, një person që me këtë “punë” merrej prej vitesh? Përgjigja është: Për një shumë parash. Alma K. është paguar, por shpërndarja e videos dhe qëllimet e saj nuk janë të Almës.

Një burim hetimor tha për DITA se ekzistojnë dyshime të bazuara se shpërndarjen e videos e ka bërë një person, i cili më shumë se “bashkëpunëtor” i Alma K. është një lloj ‘tutori’ i saj.

Ai ka operuar edhe më herët me regjistrime të tilla dhe i ka siguruar gruas në fjalë, mbrojtje kur ka patur telashe me autoritetet, denoncimet apo shënjestrat e regjistrimeve.

Sipas burimit të DITA, ky person është ish-zyrtar i lartë në administratë, nga ku është shkëputur vitet e fundit dhe është investuar në media.

Sipas burimit të DITA, kur është folur politikisht në publik për video të tilla, me të cilat janë kërcënuar edhe diplomatë të huaj, informacionet janë ofruar pikërisht nga ky person.

Kontaktet e tij me Alma K. lloji i raportit që kanë pasur, koha e njohjes dhe në sa “aksione” të tilla kanë qenë bashkë, po hetohen.

Është e sigurtë që ka edhe video të tjera, të tipit Gjici, shënjestër kanë qenë zyrtarët e lartë të PS, por për të shkuar tek ato dhe tek kush fshihet pas Alma K. dhe disa të tjerave si ajo, duhet një hetim me fokus shumë më të gjerë se hetimi për shpërdorim detyre i Safet Gjicit. Hetim, që me gjasa do dështojë në tërësinë e tij.

Një hetim i thelluar do provonte edhe lidhjet e qarta me politikën, të ish-zyrtarit që fshihet pas Alma K.

Kjo do të nxirrte në pah për publikun të vërtetën e plotë të ngjarjes, që shkon përtej veprimeve skandaloze të një kryebashkiaku në zyrat e shtetit./DITA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *