Aksident i pazakontë në Fier / Shoferi humb kontrollin dhe përfundon në…varreza

Një aksident i pazakontë ndodhi në Fier paraditen e së premtes.

Një makinë tip Volksëaggen ka përfunduar në varrezat e qytetit. Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara në këtë pjesë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe më pas makina ka përfunduar te varrezat e qytetit. Siç shihet në këto pamje, nga aksidenti veç automjetit janë dëmtuar edhe disa varre.

Policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *