“Po vijnë dosje pafund në SPAK”, çfarë po paralajmëron Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se në SPAK po vijnë dosje pafund për grupe kriminale, të cilat presin të hetohen nga organet përkatëse.

Në studion e “Zonë e Lirë” ai tha se ditët e fundit Shqipëria ka kërkuar të çojë gjashtë agjentë hetimi në Hagë, por ata kanë kthyer përgjigjen duke thënë se, kanë vetë dy vende vakante.

Kjo ngutje sipas tij tregon nevojën e madhe që ka sistemi i drejtësisë për të gjetur informacion për personat që janë zbuluar në platformat e komunikimit.

“Janë mbi katër apo pesë grupe që po hetohen njëkohësisht, i patë dosjet që i kishin lënë në çimento, janë pafund dhe po vijnë pa fund. Në Europol në Hagë, ne kemi kërkuar të çojmë 6 agjentë për të gjetur, selektuar dhe për të marrë. Ata kanë thënë se kemi dy poste pune. Po vijnë miliona mesazhe”, tha ai.

Ai tha se në përgjimet e “Sky Ecc” rezulton një person me pushtet të lartë gjyqësor, i cili punon për llogari të bandave në pjesën e veriut të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *