Sulmi në Banjskë/ Lirohen 4 serbë, Osmani takon opozitën, skaner dëmeve në manastir

Gjykata në Kosovë ka liruar katër personat e arrestuar pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se personat që ishin arrestuar larg nga vendi i ngjarjes gjatë aksionit të policisë janë liruar të martën në mungesë të provave të paraqitura nga Policia.

Këtu nuk bëhet fjalë për terroristët që u kapën me armë në duar, por të dyshuar që mund të ishin pjesë e strukturave serbe. Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se qeveria është në pritje të krijimit të situatës për të vlerësuar dëmet që janë shkaktuar gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës.

“Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”, ka thënë ai.

Ndërkohë që Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti dhe krerët e partive opozitare do të takohen sot me presidenten Vjosa Osmani. Tema e këtij takimi është padyshim sulmi terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *